Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim penal për ILDKPI, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Burime për Report TV nga organi i akuzës bëjnë të ditur se hetimi ka nisur kryesisht për ILDKPI-në, pasi më shumë se 30 muaj nuk ka bërë asnjë veprim, për të kallëzuar apo referuar materiale për pasuritë e personave, të cilët kanë detyrim deklarimin e pasurive.
Hetimi ka nisur nga Task Force e Prokurorisë së Tiranës.