Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për të shtetasin Bekim Protopapa, në akuzë për rekrutim shtetasish për xhihadizëm.
Nëna e tij ka hedhur poshtë akuzat, teksa ka folur jashtë dyerve të Gjykatës. “Pyesni fshatarët se sa i ndihmon, shkoni në Reç, natën u shkon atje kur kanë nevojë, fëmijët i kanë sjellë t’ua vizitojë, ka mbaruar shkëlqyer shkollën e lartë dhe ka ikur nga Tirana në Reç ku nuk shkon askush dhe të ma marrin çunin këta…”, ka thënë ajo.
“Arrest me burg” caktoi gjykata edhe për berberin Ergys Fasllia, ndërkohë që priten masat e sigurisë edhe për shtetatsin Xhezair Fishti dhe Medat Hasani.
Seanca u parapri nga masa të rrepta të sigurisë. Policia ka kryer një kontroll me qen anti eksploziv tek automjetet e parkuara prane Gjykates per Krimet e Renda sot.
Kjo vetem nje ore para nisjes se masave te sigurise per te arrestuarit per rekrutimin e myslimaneve per xhihadizem.
Arrestimet
Çështja po hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda e cila ka hapur çështje penale pas informacioneve të referuara nga SHISH muajt e fundit.
Sipas këtyre të dhënave SHISH ka fotografuar e përgjuar takimet e të arrestuarve, kontaktet e tyre me besimtarët e ndryshëm dhe shtetasit shqiptarë që kanë tentuar ti rekrutojnë për ti dërguar në frontet e luftës në Siri
Sipas të dhënave katër të arrestuarit në Shqipëri janë në një linjë me 7 të arrestuarit e aksionit të fundit në Kosovë të cilët dyshohet se po ndërmerrnin veprime për kryerjen e ndonjë cenimi të sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve.
Panorama/d.i.