Janë të rralla yjet të cilat refuzojnë që t’u nënshtrohen intervenimeve kirurgjike në trupin e saj.
Por Salma Hayek, Kate Winslet, Rachel Weisz dhe Charlize Theron, i takojnë grupit të figurave të famshme që janë kategorike kundër përdorimit të silikonit në Hollivud.
Këto katër aktore për pamjen e tyre të bukur, mund të falënderojnë gjenet e mira dhe përkujdesjes së mirë ndaj vetes dhe asnjëra prej tyre nuk dëshiron t’u nënshtrohet procedurave standarde të Hollivudit për përmirësim të bukurisë.
“Natyrisht se do të luftoj që të dukem sa më gjatë bukur, por jam kundër kirurgjisë estetike. Si femër, mundem vazhdimisht të zbuloj shtresa të reja të bukurisë sime dhe nuk i frikësohem plakjes.
Është e vërtetë se gjinjtë e mi nuk duken si dikur, por edhe më tutje jam e bukur dhe e kënaqur”, ka thënë Salma, e cila të gjithëve na magjeps me bukurinë e saj edhe pse ka hyrë në dekadën e pestë të jetës.
Kate Winslet është kategorike kundër futjes nën briskun e kirurgut.
“Morali im, mënyra e të rriturit dhe edukimi, më bëjnë një kundërshtare të madhe të kirurgjisë plastike”, ka thënë aktorja e bukur. Ajo disa herë ka kundërshtuar revistat e ndryshme që kanë përmirësuar fotot e saj me ndihmën e Photoshop-it.
Edhe Rachel Weiz, bashkëshortja e Daniel Craig-ut, pajtohet me koleget e saj. “Dikush që në mënyrë artificiale ka arritur të bëjë diçka sipërfaqësisht të përkryer, sipas mendimit tim nuk duket aspak bukur”, është shprehur aktorja, e cila edhe në të kaluarën vazhdimisht ka kritikuar ata që përdorin operimin estetik për të përmirësuar pamjen.
Charlize Theron konsiderohet si njëra nga bukuroshet me fytyrën më të lezetshme në Hollivud dhe e tëra është natyrale, pasi ajo është një kundërshtare e madhe e kirurgjisë plastike.
“Nuk ka asgjë më të bukur se pamja natyrale. Mund të të duket sikur për një kohë do të dukesh bukur përmes operimit estetik, por pasojat shihen më vonë, apo edhe menjëherë”, ka thënë ajo, përgatiti Express. (b.an)