Që Partia Demokratike ka një marrëdhnëie të veçantë me Lazaratin kjo është një gjë e dukshme që e di gjithkush. Që mes një partie politike dhe një zone gjeografike, marrëdhënia të jetë e llojit të dashurisë pa kushte, edhe kjo është një gjë normale. Në këtë rast, megjithatë kjo dashuri e ka një kusht në mes. Së paku një kusht: pra, që Lazarati shërben si kuti votimi që merr votat e vetë fshatit, por çunat “ndihmojnë” të mbushen kuti të tjera edhe nga fshatra e zona përreth nga njëra anë dhe PD i afron mbrojtjes dhe mbështetje politike sa herë që kjo gjë i nevojitet çunave të fshatit, nga an tjetër.
Nuk bëhet fjalë kur PD ësthë në pushtet dhe marrëdhënia është pak më e komplikuar se kaq, dmth, torta prej Cannabis-i Bio e bën edhe një rrugë Tirane për shije të sofistikuara zyrtarësh dhe jo vetëm segmentesh të policisë dhe trajtohet njëherësh në dy mënyra, si produkt që përdoret dhe si mall që shitet dhe blihet. Të paktën kështu ka qenë gjithmonë dhe e e rëndësishme është që kjo gjë të ndodhë edhe kur pozita e opozita në Tiranë të këmbejnë vendet.
Por mes PD-së dhe Lazaratit ka ndryshuar diçka e madhe. Ka ndryshuar cilësia e mbrojtjes apo lufta që bëhet pa zemër kundër “luftës” që i bëhet fshatit.
Një vit më parë, kur nisi operacioni i policisë për decannabis-imin e zonës, flamurin e morri Doktori. Dhe atij i ka lezet gjithçka thotë e bën. Edhe kur flet për mijëra plumba që qëlloheshin nga policia në ajër… dhe kur fliste si shef komisariati për një postobllok policor…edhe kur fliste për të drjetat e njeriut. Sepse kur flet Doktori ka kuptim.
Një vit më pas zbritja e nivelit të përfaqësimit të luftëtarëve në krah të Lazaratit është dramatike. Tani për Lazaratin flet Arben Ristani. Fatkeqësisht atë nuk e morrën seriozisht as policët në Gjirokastër kur shkoi të interesohet nëse ka keqtrajtime të të ndaluarve. Nëse në stacionet e policisë verifikohet torturë, vlen të hapet një hetim i shpejtë, serioz dhe përgjegjësit të ndëshkohen. Por më parë duhet sqaruar se çfarë e çoi Ristanin në Lazarat. Detyra? Atë nuk e merr njeri seriozisht. Njohja e situatës? Varet! Mund të jetë dhe kjo një arsye, njohja në thellësi dhe prej kohësh e sityatës në Lazarat dhe produktit politik që krijihet në fshatin rebel. E dërgoi kryetari Basha si zëvendësin e tij në hierarki? Kjo pastaj ndoshta nuk do të tingëllonte mirë për ata që janë mësuar të mbrohen nga Doktori dhe të quhen njerëzit e Doktorit.
Sekretari i PD-së ka sfiduar prej kohësh Ramën e të tjerët për një test përdorimi kokaine. Dhe ka bërë mirë. Më mirë do të bënte, madje, sikur ta bënte vetë i pari dhe t’ua tundte në Parlament si flamur sfide. “Jua sjell nga Lazarati”.
L.V