Kukësi nuk fal. Skuadra e trajnerit Ernest Gjokës shfrytëzon më së miri asistin e Skënderbeut duke arritur një fitore me shumë peshë në “Zeqir Ymeri” që i siguron vendin e parë të klasifikimit. Suksesi 3-1 ndaj Vllaznisë me dy gola të Pejiç, i cili skon në kuotën 8, e zhvendosin ekipin verilindor në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa Skënderbeu por me golavarazh më të mirë. Ndeshja nisi vrullshën që në minutën e 3 me Pejic që nuk arriti të fitonte duelin me portierin e Vllaznisë, Agovic, ndërsa Albi Alla tentoi golin spektakolar 5 minuta më pas. Bomberi kroat nuk e humbi qetësinë duke u shkëputur saktësisht në të 18-ën dhe duke djegur në kohë mbrojtësit shkodranë për të zhbllokuar sfidën me një gol që çtensionoi ekipin vendas.
Në të 27-ën, Hasani tentoi me një goditje të lehtë brenda zonës por Agovic nuk u ka në befasi, në krahun tjetër, Vicer nuk arriti të shënjestronte saktësisht portën. Vllaznia tregoi pak forcë sulmuese madje 10 minuta nga fundi, Vicer shkaktoi një penallti që e mori përsipër Pero Pejic i cili u ndal sërish nga Agovic. Pak minuta më vonë ishte portieri i shkodranëve ai që gaboi përballë shtatlartit kroat. 11 metërshi i dytë i akorduar brenda pak minutave për Kukësin dhe këtë herë Pejic tundi rrjetën, raporton shqip.
Ky ishte goli që zgjoi nga gjumi skuadrën e Armando Cungut pasi në minutën e 44, Shtubina ndëshkoi Koliçin.
Ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë pasi goli i Shtubinës hapi oreksin e shkodranëve që rrëzikuan me Krymin në të 45-ën dhe Cicmil në minutën e 3 shtesë. Me rikthimin e skuadrave në fushë, loja nuk dhuroi emocione deri në minutën e 59 kur Pejic këtë herë në versionin e shërbyesit, dhuroi një asist për Gurin që tundi rrjetën për herë të tretë në prekjen e parë të topit.
Një gol që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes sepse Kukësi zgjodhi të ms ulmonte më duke u kthyer në gjysmëfushë për të mbrojtur rezultatin ndërsa Vllaznia kërcënoi disa herë portën e Koliçit. Gardiani i verilindorëve devijoi me vështirësi goditjen e kroatit Vicer në minutën e 68, ndërsa pak sekonda më vonë ishte radha e Cicmil që të ndalej nga Koliçi. Ishte sërish Vicer që kërkoi të ngushtonte diferencën (74), ndërsa në minutën e parë shtesë, i njëjti lojtar kërkoi të kapte në befasi portierin vendas, por pa ia dalë mbanë. Vllaznia e mbylli këtë sfidë në sulm por pa arritur të largohet me asnjë pikë, duke mbetur në vendin e 7 me 11 pikë në klasifikim. Në krahun tjetër, Kukësi konfirmohet skuadra për t’u mundur në Kategorinë Superiore pasi ende nuk e njeh shijen e humbjes.