Arsene Wenger ka thënë se kurrë nuk mendon se Tottenham do të bëhet skuadër më e madhe se Arsenal.
Menaxheri Francez, Arsene Wenger ka thënë se ai gjithnjë mendon për Arsenalin se di ta bëjë skuadër edhe më të madhe. Por, ai kurrë nuk mendon se Tottenham do t’i kalojë ata.
“Unë kurrë nuk mendoj se Tottenham do të bëhet skuadër më e madhe se Arsenal. Unë mendoj vetëm si ta bëjë Arsenalin sa më të fortë”, tha Wenger gjatë konferencës për media.
“Ne kemi bazë të fortë të tifozëve, ndoshta më të fortën në Londër dhe për qa kohë sa bëjmë punën tonë, ne gjithmonë do të jemi më të fortë”.
Kujtojmë se Arsenal dhe Tottenham do të takohen sot në kuadër të Premierligës me fillim nga ora 13:00, citohet “Express”. (b.an)