Më në fund albumi i ri. Kështu e kanë pritur fansat e grupit legjendar Metallica lajmin për albumin e ri të tyre. Ky album do të jetë i dhjeti i bendit dhe do të vijë me titullin “Hardwired…To Self-Destruct”.
Anëtarët e grupit, James Hetfield, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, lajmin për albumin e ri jubilar e kanë paralajmëruar me lansimin e këngës “Atlas, Rise!”, transmeton Koha.net.
Promovimi zyrtar i albumit “Hardwired…To Self-Destruct” pritet të bëhet më 18 nëntor. (b.an)