Të humbasësh unazën nënkupton një mision thuajse të pamundur për ta gjetur atë, sidomos kur nuk është “zhdukur” në ndonjë cep të harruar të shtëpisë.
Por mrekullitë ndonjëherë ndodhin edhe në gjetjen e unazave. Një 82-vjeçar e ka gjetur unazën e martesës 3 vite pasi e humbi duke u ndihmuar nga një karrotë.
Ai e kishte humbur unazën teksa punonte në kopshtin e tij në qytetin perëndimor Bad Muenstereifel të Gjermanisë.
Dhe së fundmi teksa po shkulte nga kopshti një bimë karote vuri re diçka të shndritshme në rrënjë dhe ajo ishte pikërisht unaza. I moshuari ka mbetur i befasuar ndërsa ka komentuar: “Ç’të mbjellësh do të korrësh”.
shqiptarja.com/d.i.