Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në lidhje me ‘fshesën’ që kanë ndërmarrë grekët ndaj emigrantëve shqiptarë, duke i vendosur kryqe ne pasaporta apo dhe duke i kthyer një pjesë të tyre në kufi.
Doda shprehet se askush nuk duhet të ketë frikë, nëse shtetit grek i thuhet e vërteta.
“Mos u trembni, veç mos u trembni. Asgjë nuk ndodh nese shtetit grek i thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Mos nisni kujen se çdo ju bejne greket…silluni si njerëz te vërtetë… nuk po sulmojme kerrkend. Gjatë gjithe historise tone kemi dëgjuar se si greket e quajnë te tyren Shqiperine deri ne Shkumbin e serbet e duan medoemos qe te dalin ne Durres.
Ne nuk kemi sulmuar askend, nuk ja kemi marre asnje pëllëmbe toke askujt nga fqinjët, por kemi ulur koken kur na kane sulmuar e kemi leshur toka e njerëz ne 5 shtete…”, shkruan Doda.
Më tej deputetja e PDIU-së, bën një thirrje se “tash duhet te mësojmë te sillemi me dinjitet. Asgje nuk ndodh kur vendos vijat e bashkëpunimit por tregon dhe vijat e kuqe mbi te cilat nuk do shkelesh. Mos kini frike. Duhet veç këmbëngulje, maturi dhe vetbesim”, thotë ajo.