Lëvizja Socialiste për Integrim ka thelluar avantazhin e saj në Malësinë e Madhe, sa i takon votave për Këshillin Bashkiak.
Në përfundim të numërimit të 8 kutive të para, nga 20 kutitë e mbetura, rezulton se LSI ka fituar 309 vota, Partia Demokratike 237 vota, ndërsa Partia Socialiste 158 vota.
Katër kutitë e para të numëruara, janë pjesë e 20 kutitve të mbetura pa u numëruar dhe te transportuara në kryeqytet pas incidenteve të ndodhura në këtë KZAZ-në numër 1. Pas debateve të shumta, KQZ urdhëroi numërimin e tyre në kryeqytet dhe zgjodhi pikërisht shkollën 1 Maji si vendin e numërimit, ndërsa caktoi ditën e dielë 28 qershor, si ditën e fillimit të numërimit