Shqipëria është gati të dërgojë njësi ushtarake krah forcave të NATO-s në kufirin verilindor të Europës aty ku edhe tensionet mes NATO-s dhe Rusisë kanë kapur majat dhe rrezikojnë të përshkallzohen ushtarakisht. Në një intervistë për ‘News 24’ shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral, Jeronin Bazo pohon se po diskutohet me aleatët mbi numrin ushtarakëve shqiptare që do të dislokohen në Letoni në një nga 4 batalionet e avancuar të NATO-s, nën flamurin e Kanadasë.