Britaniku Andy Murray është bërë tenisti numër një në ranglistën botërore, për herë të parë në karrierën e tij, pasi Milos Raoniç u tërhoq nga gjysmëfinalja, përgatiti Koha.
Murrayt, 29-vjeçar, i duhej vetëm kalimi në finalen e Parisit, pasi ish-numri një në botë Novak Gjokoviç u mposht nga Marin Ciliç në çerekfinale.
Kanadezi Raonic njoftoi tërheqjen nga gara shkaku i një lëndimi. Murray do të jetë britaniku i parë që mban pozitën e parë në ranglistë prejse filloi të numërohej në vitin 1973. (b.an)