Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë popullin shqiptar, por në veçanti për besmitarët e krishterë. Në katedralen e “Shën Shtjefnit” 38 klerikët katolikë sot u lumnuan nga Vatikani, me urdhër të vetë Papa Franceskut.
“Pasi kemi marrë mendimin e kongregatës së çështjes së Shenjtëve dhe me autoritetin tonë apostulik vendosëm që 38 martirët e kishës në Shqipëri tani e tutje të quhen të lumturuar dhe të mund të festohet festa e tyre me 5 nëntor”. Këto fjalë të kardinalit të dërguar nga Vatikani u pritën me duartrokitje, përqafime, e lot të familjarëve të emocionuar të klerikëve.
Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjiku celebrua në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, kurse ceremonia nisi në orën 10.00. Ky celebrim u udhëhoq nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.
“Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria!” Me këto fjalë të fundit në gojë kanë dhënë frymën e fundit 38 klerikët katolikë që u torturuan në mënyrë çnjerëzore nga regjimi komunist, u lexua ne ceremoni.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe shumë autoritete të larta të Vatikanit. “Për të na nderuar dhe për të qënë afer nesh në këtë Kremtim Solemn, përvec kardinalit udheheqës, i derguari i Papa Franceskut, Angelo Amato, do të jenë të pranishëm; Kardinali i jonë d. Ernest Troshani, kryetar i Konferences Ipeshkvore të Italisë, Kardinali Angelo Bagnasco; ipeshkvi i Kelnit, Kardinali Ranier Maria Ëoelki; Kardinali Salvatore de Giorgi, nga Roma; Ipeshkvi i Napolit, Kardinali Crescenzio Sepe. Do të jenë të pranishëm në bashkëkremtim 20 ipeshkvinj nga vende të ndryshme të botës; si dhe rreth 300 meshtarë nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, diaspora dhe vende të tjera të botës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Kisha Katolike do të ngre mbi altaret e saj me nderimet më të mëdha 38 martirë të vrarë gjatë rregjimit komunist. Të gjithë këta ishin priftërinj (ose klerikë), me përjashtim të katër laikëve: një vajzë, Marije Tuci, e vrarë barbarisht sepse ajo ishte kandidate e Motrave Stigmatine dhe katekiste; dhe 4 burra, Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash dhe Fran Mirakaj. Vinçenc Prendushi, ipeshkvi i fundit i Durrësit, ishte edhe kleriku me rangun më të lartë që u ekzekutua nga komunistët. Ai u akuzua si “armik i popullit”, “reaksionar”, “spiun i Vatikanit”, duke u dënuar për njëzet vjet burgim, ku u torturua, fye dhe poshtërua në shumë mënyra të ndryshme, derisa ai vdiq./a.m.