Gjiganti kinez i smartfonëve “Huawei” sfidon “Samsung”-un me modelin e tij të fundit, që është gati të plotësojë dëshirat e të zhgënjyerve nga incidenti i “Galaxy Note 7”, i tërhequr nga tregu pasi disa modele merrnin flakë.
Nga Mynihu prodhuesit kinezë, i treti në tregun botëror të smartfonëve, publikoi modelet e reja “Mate 9”, që janë nga të parët telefona të pajisur me sistemin operativ “Android 7” të “Google”. Por u prezantua edhe “Huawei FIT” një byzylyk i dedikuar për fitnesin që mat rrahjet e zemrës, gjumin dhe aktivitete të tjera.
Modeli “Mate 9” me një ekran “full HD” prej 5,9 polësh shoqërohet edhe nga një edicion i limituar që mban markën “Porsche” që ka dyfishin e rezolucionit dhe një ekran të tipit Amoled të përthyer, me një madhësi 5,5 polësh. Që të dy këta smartfonë, që nuk do ia bëjnë jetën e lehtë në treg jo vetëm medeleve “Andriod” por edhe “iPhone”-ëve të fundit të “Apple”, janë të pajisur me procesorë “Kirin 960” me teknologjitë më të fundit që nuk e ngadalësojnë telefonin me kalimin e viteve.
“Mate 9” ka një fotokamer prej 12 megapiksel të prodhuar në bashkëpunim me “Leica”, ashtu si modeli “Huawei P9” i shfaqur në gjysmën e parë të këtij viti, ka gjithashtu teknologjinë “SuperCharge” që karrikon komplet telefonin për 20 minuta.
“Mate 9” pritet të shitet me një vlerë prej rreth 749 eurosh, “Huawei Fit” rreth 149 euor ndërsa “Mate 9 Porsche Design” do të shitet për 1 395 euro./a.k