Ritet frikshëm numri i përdoruesve të drogërave në vend.Më i përhapur ky fenomen konstatohet te adoleshentët të cilët tashmë i përdorin substancat narkotike në çdo vend. Socilogët fajësojnë për këtë gjendje diskutimin e gjerë në media për hashashin.
Adoleshentët kanë filluar të eksperimentojnë 2-fish më shumë se 4 vite me parë me drogërat. Grupmoshat 15-16 vjeç tashmë nuk përpiqen të fshihen në skutat më të errta për të konsumuar substanca ilegale, lehtësisht i sheh ata në qëndër të Tiranës duke përdorur këto substanca të ndaluara.
Një studimi i fundit i ISHP, evidenton rritje gati me 50% të miturve që përdorin substanca psiko-aktive ilegale. Përdoruesit e kanabisit janë rritur me 2.2% ndërsa në anketa adoleshentët e klasave të nënta dhe të dhjeta tregon se kanë konsumuar edhe marjuanë 5 deri në 6 herë muajin e fundit.
Ervin Toci: Droga e përdorur më shumë në Shqipëri si në të gjithë Europën është kanabisi. Krahasuar me vitin 2011 ne vemë re një rritje prej 2.2 pikë për qindje nga 4.4 që kanë qenë në vitin 2011 ka shkuar në 6,6%. Në terma relative rritja është rreth 50%. Është rritje e përdoruesve të marrijuanës.
Por cilat janë arsyet e kësaj rritje 2-fish të përdorimit të drogërave? Ervin Toci, ekspertë në ISHP ka këtë argument.
Ervin Toci: Shqipëria për kanabisin është vend prodhues. Kjo pranohet edhe nga instanacat e tjera që merrn me këtë fenomen. Nga ana tjetër Shqipëria është vend transit edhe për shumë drogëra të tjera.
Sociologët e e vënë theksnin për rritjen e përdoruesve edhe në diskutimin e gjërë në media dhe opinionin publik të çështjes së dogrës.
Gëzim Tushi: Fryrja e tullumbaces së drogës kaq shumë në shoqërinë tonë mua më duket se është një rrezik i madh për të nesërmen. Që sot duket përhapja e përdoruesve të drogës është në rritje. Dilni të shikoni në rrugë, në shkolla.
Përdoruesit e drogës janë në rritje, po ashtu edhe vartësitë ndaj saj ndaj dhe socioogët mendojnë se hapësira që zë sot cështja e substancave të ndaluara do të ndikoj në rritjen e vesve në shoqeri./oranews/a.k