Si ilaç popullor hithri e ka një histori të gjatë. Është konfirmuar se stimulon punën e organeve të tretjes, mëlçisë, pankreasit, redukton lidhjet në lukth dhe rrit sekretimin e lëngjeve nga organizmi, forcon imunitetin, është efikas në rastin e migrenës së fortë, sepse relakson muskujt, ndihmon në largimin e baktereve të këqija nga organizmi.
Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është për shëndetin bima e hithrit. Hithri është lloj i bimës shëruese. Si ilaç popullor hithri e ka një histori të gjatë.
Është konfirmuar se stimulon punën e organeve të tretjes, mëlçisë, pankreasit, redukton lidhjet në lukth dhe rrit sekretimin e lëngjeve nga organizmi, forcon imunitetin, është efikas në rastin e migrenës së fortë, sepse relakson muskujt, ndihmon në largimin e baktereve të këqija nga organizmi.
Kalciumi është minerali me i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i eshtrave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët, eshtrat dhe nyjet e të cilëve zhvillohen ende.
Ҫaji është efikas tek dhimbjet e forta e të pakëndshme të kokës, dhe migrena, sepse relakson muskujt. Për të njëjtën arsye përdoret edhe tek ngërçet e forta menstruale dhe çrregullimet tretëse.
Ҫaji i hithrave pastron enët e gjakut në organizëm dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse jeni të sëmurë nga anemia ose çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut duhet ta konsumoni rregullisht. Rrit numrin e qelizave të gjakut, ka efekt pozitiv në pankreas dhe enët e gjakut, për ç’arsye redukton rrezikun nga diabeti. Ulë nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Përgatitja e tij është e thjeshtë. Në ujin e nxehtë duhet të vendosni një lugë çaji derisa të vloj. Pastaj duhet të mbuloni çajin dhe të prisni tre deri në pesë minuta dhe më pas mu d ta shërbeni.noa/a.k