Në komunitetin e largët të Nunavutit në pjesën veriore të Kanadasë, gjuetarët janë të shqetësuar në lidhje me një zë misterioz që është duke dalë nga fundi i detit.
Zëri i çuditshëm mund të dëgjohet në këtë rajon gjatë gjithë verës dhe ky zë thuhet se ka frikësuar disa kafshë, duke ndikuar që ato të largohen që aty.
Burimi i zërit mbetet një mister, me teori të ndryshme që dalin nga aktivistët e mjedisit, por ushtria kanadeze tashmë është angazhuar të zbulojë se çfarë është ai.
Zëri është dëgjuar në Fury dhe Hecla Strait, rreth 120 km në veriperëndim të fshatit Igloolik. Duke folur për CBC News, Paul Quassa, një anëtar i asamblesë legjislative, tha: “Kjo është njëra nga zonat më të mëdha të gjuetisë në verë dhe dimër”.
Por, origjina e zërit mbetet mister, edhe pse tashmë janë sugjeruar disa teori. Një teori sugjeron se një kompani minierash aty pranë e ka fajin për këtë.
Express/d.i.