Abraham Alechenu bëhet shqiptar. Mbrojtësi i njohur që ka shëtitur në shumë ekipe të Superligës dhe Kategorisë së Parë më në fund ka marrë edhe nënshtësinë e vendit të shqiponjave. 29-vjeçari që luan me Mamurrasin ka marrë pasaportën.
Abraham ndodhet në Shqipëri prej vitit 2004 dhe e njeh shumë mirë gjuhën ku ka luajtur Gramozin, Apoloninë, Elbasanin, Dinamon, Tiranën, Vllazninë, Flamurtarin, Besën dhe Kastriotin. Një karrierë e gjatë në Shqipëri që e ka lidhur shumë me vendin e tij tashmë. Nigeriani përveç zanatit të futbollistit është kthyer edhe në një menaxher duke sjellë lojtarë në ekipet shqiptare.
Abraham ka edhe një kuriozitet tepër interesant. Ai ka më tepër tituj kampion se shumë futbollistë. Mbrojtësi ka triumfuar në Superligë për 4 sezone rresht, me Elbasanin në 2006, Tiranën në 2007 dhe 2009 dhe Dianmon në 2008./ sportal