Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, ndërsa janë vendosur 1576 gjoba për shkelje të ndryshme të kodit të qarkullimit rrugor. Nga të arrestuarit, 2 drejtues mjetesh ishin në gjendje të dehur, 2 pa leje drejtimi, ndërsa janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit, 21 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara, 8 për semafor e shkelje të tjera.
Janë vendosur 177 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit. 243 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara. Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 46 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 1.112 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sipas policisë, edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
ma.me