Ka nisur në Tiranë numërimi i 20 kutive të fundit të votimit për Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe. Me vendim të KQZ-së kutitë janë zhvendosur në Tiranë që nga dita e djeshme.
Ato po numërohen në mjediset e shkollës “1 Maji”. Deri tani, ASHE është 483 mijë vota përpara APPD-së, kur mbeten edhe 20 kuti për t’u numëruar.
Kështu, APPD-ja ka marrë 506.046 vota (32.47%), ndërsa ASHE-ja ka marrë 989.362 vota (63.48%).
Këshilli Bashkiak në Malësinë e Madhe udhëhiqet nga LSI-ja
Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë, Partia Socialiste rezulton forcë e parë politike me 25,79% të votave. Partia Demokratike 20.35% është forcë e dytë politike. Lëvizja Socialiste për Integrim me 16,60% të votave renditet e treta si forcë politike.