Pierre Emeric Aubameyang u përjashtua nga skuadra në minutat e fundit para ndeshjes së Borussia Dortmund me Sportingun, të cilën e ndoqi nga tribuna. Klubi bëri të ditur se bëhej fjalë për një vendim të marrë direkt nga trajneri Tuchel, për “arsye të brendshme”, pa dhënë asnjë sqarim më tepër.
Motivi i ndëshkimit të sulmuesit ndërkohë që zbuluar nga vetë familja Aubameyang, në një foto të hedhur në Instagram.
Sulmuesi gabonez fluturoi, pa lejen e trajnerit, drejt Italisë me avionin privat një natë para ndeshjes, për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një shoku të ngushtë.
Largimi pa leje nuk është pëlqyer nga Tuchel, i cili e dërgoi në tribunë, por klubi ka bërë se nuk do të ketë asnjë masë tjetër dhe lojtari do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kampionatit, kundër Hamburgut.
Cm/d.i.