Shkatërrohen 3 banda kriminale në Bari, ndërsa në pranga përfunduan 20 persona të cilët trafikonin marijuanë e kokainë nga Shqipëria.
Sipas “La Repubblica”, hetimet që janë zhvilluar që në vitin 2015, kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit nga Shqipëria. Më parë ishin arrestuar 15 persona dhe sekuestruar 15 kg kokainë e mbi një ton marijuanë.
Në vitin 2014, në lagjen Madonnella të Barit janë sekuestruar 70 armë, midis tyre kallashnikovë e mitralozë, dhe mbi 3.500 fishekë.
Po ashtu, bëhet e ditur se tre grupe të ndryshme kriminale kanë importuar sasira të mëdha nga Shqipëria. Ndërkaq, marijuana kishte shkuar në Milano, Romë dhe Palermo.
BW/d.i.