Ministrja e Integrimit, Gjosha, u shpreh optimiste per nje rekomandim pozitiv ndaj Shqiperise, ne hapjen e negociatave me BE. Ne nje interviste per ora- news ajo u shpreh se data 9 nentor do te jete nje dite shume pozitive per vendin.
Jeni optimiste dhe a duhet të jemi? Do të marrim një përgjigje pozitive?
Unë jam shumë optimiste sepse ne kemi punuar shumë që Shqipërisë ti jepet mundësia e një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave pas pak ditësh, ku Komisioni Europian të raportojë mbi ecurinë që ka patur Shqipëria gjatë vitit të fundit.
Ajo çka ndodhi me reformën në drejtësi, miratimi i saj me 140 vota me konsensus në Kuvendin e Shqipërisë ishte lajmi më i mirë për shqiptarët por edhe ndërkombëtarët të cilët kanë investuar dijet, ekspertizën e tyre por edhe fondet tek kjo reformë. Ndaj themi se 9 Nëntori duhet të jetë një ditë pozitive.
Çfarë është marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave sepse shpesh ngatërrohet. Disa mendojnë se një rekomandim është një vendim për hapjen e negociatave. Mund të na thoni ndryshimin e këtyre 2 procedurave dhe sa kohë duhet nga njëra tjetra nëse ne jemi gati për vendimin pas marrjes së rekomandimit?
Është shumë mirë që ti informojmë të gjithë qytetarët. Ky është hapi i parë i procesit, ku KE raporton mbi ecurinë që ka patur vendi për 5 prioritetet, kriterin politik por edhe atë ekonomik.
Nëse do të marrim një rekomandim ky do të ishte një vlerësim nga ana teknike e procesit, pra arritjet që ne kemi patur mbi 5 prioritetet dhe më pas do të kalojë në Këshill ku do të jetë një takim i të gjithë Ministrave të Jashtëm të gjithë vendeve anëtare të BE. Ky takim do të mbahet në muajin Dhjetor ku përveç pjesë teknike dhe analizës së thellë që do të bëhet mbi raportin që do të prezantojë KE diskutohet edhe politikisht, pra shkon përtej atij procesi bazuar mbi meritë dhe punën konkrete që bën çdo qeveri.
Ne do të kemi 2 etapa që duhen kaluar por kjo vetëm faza e 1, është një fazë që i përket në mënyrë të drejtpërdrejtë Ministrisë së Integrimit Europian, koordinimit të punës që ne bëjmë për plotësimin dhe përmbushjen e rekomandimeve që ne kemi pasur që nga raporti i vitit të shkuar dhe më pas do të kalojmë në një vendim të Ministrave të jashtëm, ku ai është edhe vendimi final nëse do të kemi çeljen e negociatave apo jo?
Sa domethënës është marrja e rekomandimit dhe çfarë detyrash e presin Shqipërinë në fazën e dytë sepse ka vende që nuk kanë arritur në fazën e dytë, kanë bërë të parën me sukses por për të bërë të dytën kanë dështuar?
Për mua personalisht është shumë domethënës, për një fakt të thjeshtë. Marrja e rekomandimit pozitiv do të thotë që Shqipëria ka kryer detyrat e shtëpisë të lëna nga KE por edhe nga vet vendet anëtare pas raportit të fundit të publikuar në 2015.
Në këtë këndvështrim them që do të jetë një arritje dhe një lajm pozitiv për të gjithë shqiptarët të cilët duan të shohin një Shqipëri me standarde evropiane, një vend nesër anëtarë me të drejta apo përgjegjësi të plota në BE. I jep atyre një shpresë se vendi është duke ecur në rrugën e duhur. Kjo fazë është vendimtare dhe nëse nuk kalojmë këtë fazë kuptohet që nuk shkojmë dot tek vendimi që do të marrin ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.
Vendimin e tyre nuk e parashikojmë dot. Unë mund t’iu them me bindje që Europa nuk ndodhet në momentin e saj më të mirë, edhe nga ajo që ndodhi me BREXIT, kriza e emigrantëve, terrorizmi e kështu me rradhë të cilat janë çështje që kanë patur pjesën me të madhe të axhendës evropiane .
Po detyrat ne i kemi kryer? Ndalemi pak me 5 prioritetet dhe sfidat e mëdha me të cilat ne përballemi, siç janë korrupsioni , depolitizimi administratës?
Në duhet të tregohemi realist dhe modest në kryerjen e këtyre detyrave dhe në përmbushjen e të gjithë detyrimeve që Shqipëria ka. Ky është një proces dhe asnjëherë nuk mund të kemi një përmbushje në kuotën 100%. Edhe vet vendet anëtarë që janë pjesë e Europës së bashkuar vazhdojnë dhe punojnë pa ndalim në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit, për shtetin e së drejtës, për të patur institucione funksionale e kështu me radhë.
Në këtë këndvështrim mund të themi edhe që në Shqipëri të gjitha këto kushte janë plotësuar sepse këto do të jenë punë tona të përditshme që do të vazhdojnë edhe pas anëtarësimit të vendit me të drejta të plota në BE. Ne kemi arritur në atë pikë sa të përmbushim në mënyrë tejet të kënaqshme për të kaluar në fazën tjetër. Sot jemi një vend që ka statusin e vendit kandidat, që dmth se me punën e bërë gjatë këtyre 2 viteve, pas marrjes së statusit Shqipëria ka arritur në atë lloj niveli që mund të kalojë në fazën tjetër që do të jetë çelja e negociatave.
Për mua do të jetë faza më konkrete, do ta bëjë dialogun më të thjeshtë me BE sepse çdo kapitull do të ketë kërkesat e veta dhe do të jenë shumë objektive. Faza që vjen është e vështirë sepse ne kemi përpara 35 kapituj dhe duhet të bëhemi gati me strukturat negociuese, kryenegiociatorin, delegacionin shtetëror që do të jenë përfaqësuesit tanë në BE, misioni që ndodhet në Bruksel por edhe i gjithë ekipi negociator që do të përzgjidhet.
Tashmë ne kemi filluar një punë shumë intensive për të parë kapacitetet tona njerëzore brenda administratës publike por edhe ekspertë të jashtëm të cilët mund ti atashohen grupit negociator.
Reforma në drejtësi ka qenë një nga kërkesat e ndërkombëtarëve, kërkuar shumë edhe nga ambasadorët e BE dhe SHBA në tiranë. Me miratimin e paketës kushtetuese duket sikur klasa politike tha se ne e kaluam këtë klasë, ky ishte testi, mjafton kjo?
Aspak. Pjesa më e vështirë është implementimi i reformës në drejtësi ku po hasen disa vështirësi edhe me aprovimin e ligjeve që do të bëjnë të zbatueshëm reformën në drejtësi, por Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë pa kthim pas.
Me ndryshimet kushtetuese ajo reformë do të bëhet dhe të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që ajo të zbatohet në mënyrën më të suksesshme të mundshme sepse është një refomë historike, një reformë që ka kaluar me konsensus të plotë, që është kërkuar nga vet qytetarët dhe në shpresojmë që reforma të kthejë besimin tek institucionet qytetarëve shqiptar.
BE nuk do të kënaqet kaq lehtësisht me dokumente të firmosura, do të kërkojë edhe vepra konkrete. A pret BE burgosjen e politikanëve shqiptar si një nga ato vepra që do ta konkretizonte këtë reformë?
Implementimi i reformës nuk do të thotë vetëm burgosja e emrave të njohur të apo politikanëve shqiptarë, sepse sot nëse do të kishim një burgosje të tillë kjo nuk do të thotë që e kemi kryer implementimin e reformës në drejtësi.
Ne duhet të fillojmë në mënyrë të menjëhershme zbatimin e ligjit të vettingut sepse që aty fillon drejtësia, tek personat që duhet të venë në vend drejtësinë. Duhet të përzgjedhim prokurorët dhe gjyqtarët më të aftë në mënyrë që kjo reformë të implementohet siç duhet.
Më pas është edhe ngritja e institucioneve kryesore, dhe disa institucione të reja që do të ngrihen me ligjet që janë miratuar dhe do të miratohen në kuvend. Fazat e implementimit janë më të rëndësishme se burgosja e një personi.
Nga progres raporti i fundit, nga detyrat e shtëpisë të Europianëve për ti kryer, cilat janë fushat që mund të themi se i kemi bërë dhe në cilat fusha ka vështirësi dhe ka akoma për të kryer dhe për të merituar rekomandimin?
Është bërë një punë shumë e mirë me prioritetin nr .1, reforma në administratën publike. Është dhe një nga prioritetet që po shkon drejt plotësimit të plotë, është një reformë shumë e thellë dhe ne kemi zbatuar me përpikëri ligjin e nënpunësit civili që është para 3 vitesh.
Ky është një ligj po ndryshon mentalitetin e administratës por edhe të partive politike në vend, ku nuk do të kemi më ndryshime në radhët e administratës publike sa herë që ndryshojnë qeveritë. Personat që janë pjesë e administratës kanë kaluar në një sërë fazash testimesh të njëpasnjëshme por dhe trajnimesh të thella për të kuptuar njohuritë që ata kanë por edhe nevojat për të përballuar sfidat e radhës që ka Shqipëria dhe institucionet.
Kjo është një nga reformat ku ka patur shumë arritje, ka qenë dhe shume lavdëruar edhe në raport progresin e vitit të kaluar dhe unë kam bindjen qe kështu do të jetë edhe këtë raport te 2016.
Prioriteti nr. 2 ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe reforma në drejtësi ishte pikënisja dhe baza, themeli më i mirë që ne mund të vinim për vazhdimësinë e shtetit të së drejtës. Reforma në drejtësi ka lidhje të drejtpërdrejtë me 3 prioritetet e tjera që janë lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar por dhe te drejtat e njeriut. Reforma ka ngritur themelin për të krijuar atë histori të dhënash që kërkohet nga BE.
Në këtë kuadër do të thoja qe të 5 prioritetet tashmë kanë marrë një formë mjaft të mirë të plotësimit të tyre dhe kemi arritur në artë fazë ku mund të themi se Shqipëria meriton një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave.
Vettingu gjendët sërish në Venecia. Kërkohet një opinion pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese pas animimit të PD, se ishte antikushtetuese. Mendoni se kjo do të ketë ndikimin e saj?
Unë nuk mund të shprehem për një vendim që ka marrë Gjykata Kushtetuese por do të sugjeroja që askush në vend të mos komentonte një vendim të saj. Ne presim rekomandimet që do të sjelli Komisioni i Venecias, i cili do të shqyrtohet në seancën e tyre më të afërt që është në dhjetor.
Dhe kjo na jep mundësinë që duke marrë rekomandimet e tyre të nisim sa më shpejt implementimin e ligjit të vettingut, duke shpresuar qe nuk do të kemi ngërçe dhe problematika. Sado probleme të mbartim mbi ligjin e vettingut apo ligje të tjera të miratuar Shqipëria ka hyrë në një rrugë pa kthim dhe do të implementohet në të gjitha mënyrat për ta bërë atë sa më të suksesshme.
A keni zhvilluar lotime ndërkombëtarë për ta përshpejtuar procesin?
Nuk do ti quaja lobime, kjo është puna jonë dhe takimet me zyrtarë të lartë në Bruksel dhe të gjitha instancat. Ndoshta mund të ketë lobime edhe nga Ministria e Jashtme sepse është pjesë e kopetencave të saj.
Ministria e Integrimit është e lidhur me çështje teknike, me plotësimin e kushteve, në këtë mënyrë komunikimi im ka qenë duke filluar që nga Komisioneri Hahn dhe drejtoria që merret me Shqipërinë, me procesin e integrimit dhe ata janë shumë teknik, është e pamundur te lobosh me ta. Unë lobim nuk mund ta quaj por kemi punuar shumë për ti treguar të gjithë instancave të Brukselit që Shqipëria është në rrugën e duhur, po bën një punë të mirë dhe po i përmbahet me përpikmëri të gjithë udhërrëfyesit për 5 prioritetet që ne e kemi punuar së bashku me KE?
Si i keni patur bashkëpunimin me institucionet e tjera me të cilat bashkëpunoni për procesin e integrimit?
Kur bëhet fjalë për procesin e integrimit dialogu është më i thjeshtë sepse ky është një prioritet kombëtar, për të gjitha institucionet shqiptare ndaj udhërrëfyesit për 5 prioritetet, ministrat dhe administrata i janë përgjigjur me përpikmëri.
Ky është një proces shumë kompleks që jo vetëm qytetarët e kanë të vështirë për ta kuptuar por edhe ne që merremi çdo ditë. Është një proces që kërkon të jesh në krye të saj duke ushtruar edhe presione ndaj institucioneve për t’iu përmbajtur me përpikmëri të gjithë afateve kohore të përcaktuara në udhërrëfyesin e 5 prioriteteve por edhe në Planin Kombëtar të Integrimit Europian i cili ka të bëjë me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE.
Ndalemi pak tek roli i opozitës. Sa i rëndësishëm është roli i opozitës së një vendi në procesin e integrimit të saj? Çfarë ndikimi ka patur deri tani?
Jo vetëm në integrimin e saj por për çdo vend opozita ka një rol shumë të rëndësishme pasi opozita është ëatch dog për qeverinë, është aty për të parë të gjithë punën që bën qeveria, jo për ta mbështetur atë 100% por për ti qëndruar krah dhe për të mos e lejuar atë të bëjë gabime.
Opozita është shumë e rëndësishme por akoma më shumë është dialogu politik që duhet të ndërtojmë me njëri tjetrin, sa konstruktiv jemi ne në dhënien e mendimeve, rekomandimeve apo edhe të qënurit oponent. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë vendi ku dialogu politik duhet të ndodhë për të gjitha çështjet dhe ligjet që kalojnë aty.
ma.me