Ndërsa një dalje e Greqisë nga eurozona po bëhet më e afërt ekspertët e Bankës Qëndrore Europiane si dhe ata të Komisionit Europian kanë përgatitur një plan B, duke marrë masa që kriza greke të mos përhapet edhe në vendete rajonit.
Sipas mediave spanjolle ‘Operacioni Albania’, do të sjellë një stabilizim të tregut në vendet e tjera që kanë lidhje me ekonominë greke.
El Pais shkruan se plani B i quajtur ‘Operacioni Albania’ është hartuar nga një ekip i madh ekspertësh.
Edhe në vitin 2012, Brukseli dhe BQE kanë nisur diçka të ngjashme: i ashtuquajturi ‘Operacioni Kroacia’. Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, pranoi se ekziston një plan i tillë, por ai theksoi se Evropa “është e gatshme për të ndihmuar Greqinë të qëndrojë brenda zonës euro.
Sipas këtij plani në raste se Greqia del nga euro, Brukseli dhe BQE theksojnë se problemet shumëfishohen në vendet financiarisht të lidhura: Qipro, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.
Evropa është e gatshme për një shtetëzim të menjëhershme të filialeve të bankave greke në këto vende.