Kryetari i Shoqatës së Unionit të malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiç në një deklaratë për media ka kritikuar dha ka akuzuar sjelljen e Listës Serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.
Në këtë deklaratë Vujiçiq ka thënë se edhe pse e ka bërë betimin se do të kujdeset për shtetin dhe se do të punojë për interesin e të gjithë qytetarëve të tij, Lista Serbe, me qasjen e vet negative ndaj çdo gjëje, bën çdo gjë për të destabilizuar. Kjo sjellje e zyrtarëve të Listës Serbe është e palejueshme dhe nuk bën të tolerohet.
Deklarata e tij në vazhdim thotë se deklaratat e disa deputetëve të Listës Serbe, sidomos ajo se “marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve e serbëve nuk kanë qenë kurrë më të këqija”, është tregues i qëllimeve të tyre për të sjellë jo paqe e mosbesim ndërmjet dy entiteteve.
Paraqitja e këtyre pohimeve të rrezikshme dhe të pavërtetave është pasqyrë e vazhdimit të politikës së tyre prej cirku me të cilën kësaj radhe e tejkalojnë edhe veten.
Lista Serbe, thotë Vujiçiç, gjoja po i bojkoton institucionet, or nuk i bojkoton pagat e mëditjet deh benefitet tjera që ua ofrojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Në fund të deklaratës Vujiçiç ka ftuar serbët e Kosovën të shikojnë gjendjen faktike dhe të mos bien pre e deklaratave që vijnë nga ata që ai i quan mashtrues, citohet Koha. (b.an)