Një shikim i përgjithshëm të gishtit tregues dhe atij të unazës të një burri mund të jetë një formë e mirë parashikuese për gjatësinë e penisit të tij, sipas kërkuesve koreano-jugorë.
Ata zbuluan se përpjestimi ndërmjet gishtit të dytë dhe të katërt në dorën e djathë të një burri lidhet me gjatësinë e penisit të tij të shkrehur ose të tendosur (përsëri në gjendje të shkrehur por i tërhequr fort). Aty ku përpjestimi i gjatësisë të gishtave tregues/unazë ishte më i vogël shërbente si tregues për një penis më të gjerë.
Çelsi i kësaj lidhjeje mund të gjendet në mitër, shtoi ekipi i kërkuesve.
“Gjatë fazës kur fëmija është ende fetus, përqendrime të larta të testosteronit çojnë në aktivitet të lartë testikular, duke sjellë një përpjestim më të vogël midis gishtave,” shpjegon ekipi udhëhequr nga In Ho Çoi i Spitalit Gil të Universitetit Gaçeon në Inçeon tw të Koresë së Jugut. “Në studimin e fundit, pacientët me një përpjestim më të vogël se mesatarja kishin prirje për të pasur një gjatësi të penisit më të madhe në gjendje të tendosur.”
Ata shtuan se gjatësia e një penisi të tendosur dhe të shkrehur ka një lidhje të fortë me gjerësinë e penisit të erektuar.
Studimi u publikua në “Revistën Aziatike të Andrologjisë”.
Kërkuesit shpjeguan se gjatësia e penisit dhe gishtit të dytë dhe të katërt te meshkujt “mendohet të përcaktohet në zhvillimin e hershëm”. Sidoqoftë, kjo gjë përfshin një bashkësi të zakonshme gjenesh, të cilat rregullojnë hormonet e paralindjes (përfshirë testosteronin) për të ndikuar si rritjen e gjymtyrëve dhe atë të sistemit uretrogjenital.
Në këtë studim, Çoi dhe kolegët e tij krahasuan përmasat e gishtave të 144 meshkujve të moshës 20 vjeçare e lart, të cilët po trajtoheshin me kirurgji urologjike. Kërkuesit matën gishtat tregues dhe ata të unazës të çdo burri sikurse edhe atë të penisëve të tyre, të shkrehur dhe të tendosur( sigurisht gjatë kohës që ata ishin nën efektitin e anestezisë).
Në një revistë, Denise Brooks McQuade i Kolegjit Skidmore, të Nju Jorkut tha se përfundimet e studimit “sigurojnë një mbështetje bindëse për lidhjen midis gjatësisë së gishtave dhe penisit”. Ajo shtoi se këto gjetje mund të kenë një vlerë reale për kërkimet mbi gjendjet klinike të lidhura me problemet e zhvillimit te meshkujt.