Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar pas takimit të mbajtur midis kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.
Në një postim në facebook Ristani shkruan se tashmë që ambasadorërt ngritën shqetësimin për drogën, Rama mendon vetëm të justifikohet.
Ristani rendit një sërë çështjesh për të cilat sipas tij Rama duhet të jepte sqarime para ambasadorëve.
Postimi i Ristanit:
Droga e ben të papërgjegjshëm Edi Ramën për cfarë thot dhe cfarë bën.
Pasi e ka mohuar për një vit më rradhe tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vëndeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë.
Edi rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:
1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?
3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e siperfaqes se pa shkateruar, sipas Rames, jane kapur gati 200 ton.
6. A u tregove ambasadorëve sa para ke perfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash.
Dhe dy pyetje për shown me leterpërgjigjen e Avramopulosit
7. Pse i cove leter Averamopulisit për ti kërkuar ndihme pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunetorët e tu?
8. Pse nuk kërkove ndihme në sezonin e mbjelljes së drogës dhe dëri sa u korr?
Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues jo kultivues.
Tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.
/a.m.