Stilistët dhe mjekët nuk bien në një mendje kur vjen puna për te takat e rekomandueshme. Taka të larta dhe sa më të holla, është trendi i fundit i sezonit të verës.
Rekomandimi i stilistëve do t’i tregonte padyshim më sensuale femrat, por ekspertët thonë se kjo është e dëmshme për shëndetin.
Kjo nuk do të thotë se, zgjidhja është përdorimi i këpucëve të sheshta apo siç njihen ndryshe ‘balerinat’, të cilat konsiderohen gjithashtu të dëmshme.
Kostoja e të dukurit bukur kur veshim taka të larta është edhe ndonjë aksident i mundshëm, ku dëmtimet janë të ndryshme, nga ndrydhjet e kaviljes, deri tek thyerjet e saj.