Quhet Coradia iLint. Bëhet fjalë për një tren i cili nuk funksionon me karburant të zakonshëm por me hidrogjen. Shpikja më e re e Gjermanisë, është një tren që mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 140 km/h, mund të transportojë 300 pasagjerë dhe i aftë të udhëtojë për 800 kilomëter me një mbushje hidrogjeni.
Ky model ëhstë ndër të parët me këtë llo teknologjie. Ajo që është më e rëndësishme është se mjeti në fjalë i transportit nuk emeton gazra në atmosferë por vetëm avull dhe ujë. Po ashtu, treni nuk shkakton as ndotje akustike.
Treni i prezantuar në Berlin në muajin Shtator do të nisë aktivitetin vitin e ardhshëm. Testet pritet të përfundojnë brenda vitit./a.m.