Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me komentin e ish-kryeministrit Sali Berisha për një raport të “Small Arms Survey”, që e rendiste Shqipërinë ndër vendet me numrin më të lartë të vrasjeve në Evropë. Në njoftimin e shpërndarë, ministria përgënjeshtron Berishën duke argumentuar se raporti ka për periudhë analize vitet 2005-2011m kur në pushtet ishte pikërisht e djathta.
Sipas Ministrisë së Brendshme Berisha ka akuzuar veten:
Pas disa raportimeve në media, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e “Small Arms Survey”, për numrin e vrasjeve me armë zjarri, duke deklaruar se: “Shqipëria ngjitet në kupolën e Europës për vrasjet”.
Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se kjo jo vetëm është e pavërtetë, por është edhe akt-akuza më e rëndë që ish-kryeministri i bën vetes.
Raporti në fjalë, merr në analizë të shifrave periudhën kohore 2005 deri në vitin 2011, pikërisht periudhën kur në krye të qeverisë ishte zoti Berisha.
Pra, në qoftë se Shqipëria është ngjitur në kupolën e Europës për vrasjet, kjo ka ndodhur gjatë kohës kur qeveriste zoti Berisha, pikërisht siç tregon edhe raporti.
Sot e vërteta është tërësisht ndryshe.
Vitin e kaluar Shqipëria njohu rekord me numrin më të ulët të vrasjeve në 25 vitet e fundit me vetëm 54 ngjarje. Në shifra, ishin 45 % më pak vrasje se në 2014, duke përfshirë edhe ato nga pakujdesia.
Pra, vitin e kaluar nurmi i vrasjeve gati është përgjysmuar, e kjo edhe falë punës parandaluese dhe trajtimit në kohë të konflikteve.
Pikërisht ky raport, tregon epokën e pasigurisë kur qeveriste Berisha, të cilën e kemi lënë pas, për të ndërtuar më shumë shërbim e siguri për qytetarët.
Më poshtë pjesë nga raporti për Shqipërinë: