Përmes një reagimi zyrtar përcjellë nga PD, deputeti Flamur Noka ka deklaruar se në magazinat e ish pularisë në Rrëshen janë zbuluar rreth 3 ton drogë. Po sipas deputetit demokrat, banesa është rrethuar, por policia e qytetit ka braktisur aksionin dhe po pret të vijë RENEA.
Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë. Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë. Policia e Rreshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA .Kjo është ” Policia që duam” në Kanabistan.- deklaron Noka./java/a.k