Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social facebook. Ai po u përgigjet pyetjeve të ndryshme të qytetarëve, ku nuk kanë munguar edhe ato për reformën në drejtësi. Pas pezullimit të Vettingut, Lu thotë se reforma do të zbatohet, dhe nuk ka kthim pas sipas tij.
“Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht një vonese të vogël. Reforma është e pakthyeshme, do jetë pjesë e Kushtetutës, jo kthim pas. Dështimi nuk është një opsion për këtë reformë”, tha ambasadori Lu.
Më tej ai tha se ka politikanë të korruptuar që e kanë frikë reformën
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj sidomos me reformën në drejtësi. Ka politikanë të korruptuar, që duhet të kenë frikë se ndryshimi po vjen”, tha ai.
Nuk ka munguar as vlerësimi i ambasadorit për ministrat e qeverisë.
“Disa ministra i vlerësoj me 10, disa me zero”, shprehet Lu.
Ambasadori amerikan për popullin shqiptar jep vlerësimin në maksimum.
“Jam impresionuar nga populli shqiptar këto 2 vite, janë të zgjuar”
Lidhur me hetimin e zyrtarëve të lartë, Lu thotë se, “DEA në bashkëpunim me Shqipërinë do të kapë “peshqit e mëdhenj”.
“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA po bashkëpunon me qeverinë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj. Ka debate për kanabisin por në vend të tyre duhet bashkëpunim për të gjetur zgjidhje”, shprehet ambasadori Lu.
Më poshtë mund të ndiqni bashkëbisedimin: