Një paralajmërim i çuditshëm ka ardhur nga faqja e njohur në “Facebook”, “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore (HDA)”, e cila është e njohur për denoncime që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore. Kjo faqe thotë se disa persona kanë filluar të inskenojnë aksidentet me qëllim për të fituar dëmshpërblim.Këtë paralajmërim, kjo faqe e ka shoqëruar me një video të një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Tiranë.Video tregon momentin kur një motor hyn papritur në korsinë e makinës dhe përplaset nga mjeti.Një veprim që duket si i bërë qëllimisht që drejtuesi i motorit të fitojë dëmshpërblim.Statusi i HDA:“Shikojeni mirë këtë aksidentin e ndodhur sot tek ‘21 Dhjetori’.Nga kjo kamera duket sikur personi me motor është futur vetë për t’u aksidentuar qëllimisht për të përfituar ndonjë lek sepse ka filluar të bëhet si modë ky gjest. #Miq ruhuni nga disa mashtrues që ju dalin përpara në rrugë në këmbë, me biçikleta ose me motorë dhe ju futen qëllimisht që më pas të përfitojnë ndonjë lek prej jush!!!!”. ma.me