Lionel Messi raportohet se është grindur me një lojtar të Cityt në tunel pas përfundimit të ndeshjes në Ligën e Kampionëve.
Burimet e pakonfirmuara kanë thënë se një lojtar i Cityt i ka thënë diçka Messit, i cili më pas e ka quajtur “budalla”.
“Marca” dhe “Mundo Deportivo” kanë raportuar për këtë zënkë të Messit.
“Mundo” raporton se Messi kishte shkuar në dhomën e zhveshjeve të Cityt për të qëruar hesapet me lojtarin, por bashkëkombësi i tij Sergio Aguero, e ka qetësuar situatën, përgatiti Koha. (b.an)