Në një kohë që na ndajnë vetëm pak kohë nga zgjedhjet parlamentare 2017, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka nisur nga puna për krijimin e koalicionit. Ai deklaroi qartë qëndrimin e tij pro PD-së dhe se në këtë garë politike nuk do të ketë bashkëpunim me Partisë Socialiste. Nga ana tjetër ai pohoi se dje kishte takuar rastësisht kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi në Kamëz, ndërsa kishin ndarë mendime për Institutin Bujqësor të Tiranës.
Duka bëri edhe një deklaratë surprizë, ndërsa shtoi se kishte miqësi me Vladimir Kostën, deputetin e qarkut të Gjirokastrës për PS-në, ndërsa e ftoi atë publikisht se ishte i mirëpritur të anëtarësohej në PAA. Prej kohësh ligjvënësi Kosta ka pasur përplasje me kryeministrin Edi Rama, ndërsa nuk dihet nëse do të braktisë selinë rozë.
Po ashtu, Duka la të nënkuptuar se pjesë e PAA-së do të jetë edhe një emër i njohur socialist, ish-kryebashiaku Shpëtim Gjika. “Gjika është afër PAA, ka qenë në takimet në Vlorë. Me Vladimir Kostën kam miqësi, është i mirëpritur në PAA”, theksoi Duka.
Ndërkohë kreu i PAA-së zhvilloi sot në takim me ekspert mjedisore dhe përfaqësues të shoqërisë civile ku në fokus ishte ligji i mbetjeve, ka shprehur dakordësinë e tij që për këtë çështje të bëhet moratorium. Duka theksoi se është kundër këtij ligji, pasi ai i prek të gjithë. Ndër të tjera ai pohoi se do të ndikojë edhe tek forcat e tjera dhe deputetë që t’i thonë ‘jo’ këtij ligji.
Nga ana tjetër kreu i PAA-së u ndal edhe tek çështja që lidhet me hidrocentralin e Poçemit, ndërsa shtoi se ai do të merremi seriozisht. “Hidrocentrali i Poçemit, të merremi seriozisht. 2250 ha tokë përmbyten nga ky hidrocentral. Do takojmë banorët e zonës për këtë VKM”, tha Duka. Po ashtu ai u shpreh kundër ndërtimit në zonat e mbrojtura të HEC-ve, si në atë të Vjosës apo dhe në Valbonë. Ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile iu përgjigjën se: “Do vazhdojmë ketë rrugëtim bashkë”.
ma.me