Pas ngjarjes tragjike në Kanada, ku djali 15 vjeç i aktorit shqiptar humbi jetën pas një sherri mes adoleshentësh, komuniteti shqiptar i Montrealit është vënë në lëvizje për të ndihmuar familjen Daja. Denis Daja, fëmija i vetëm i Kamela Daja dhe Shkelqim Daja, mbeti i vrarë pas një sherri në një mbrëmje mes të rinjsh në festen e ‘Halloween’-it. Një grup miqsh të familjes, të mbështetur edhe nga ‘Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal’ dhe ‘Bashkësia Shqiptare Montreal’ kanë krijuar një fond me qellim që të ndihmojnë e të lehtësojnë me sa të munden barrën e rendë të familjes në këto ditë të vështira.
Ky komunitet i bënë thirrje kujtdo që ka mundësi që t’i ofrojë ndihmë financiare familjes Daja, për të qenë pjesë e kësaj lëvizje bamirësie. Sipas organizatorëve, fondi do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e ceremonisë mortore të 15-vjeçarit. Deri më tani nga fushata sensibilizuese janë mbledhur 8,565 dollarë, ndërsa kontributet vijojnë nga 40 deri në 200 $.Ngjarja ndodhi rreth orën 22:50 të mbrëmjes së 29 tetorit, pas një konflikti ku u përfshinë disa persona, në Bulevardin Ile des Soeurs. Adoleshenti Denis Daja u godit me thikë në trup dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve në spital. Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 16–vjeçar. ma. me