Prej më shumë se një viti, një 58-vjeçar nga Lezha ishte kthyer në makthin e disa dyqaneve në kryeqytet. Hilë Gjoklaj, i dënuar më parë për vjedhje, është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetases I.H, më datë 26.10.2016, duke i marrë 20.000 lekë dhe disa artikuj të ndryshëm ushqimorë.
Por pas kësaj, u dokumentua me prova ligjore se ky shtetas është autor edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në disa dyqane të artikujve ushqimorë në Tiranë. Sipas policisë, kjo faktohet edhe nga mekanizmi i vjedhjes që përdorte 58-vjeçari. “Duke përdorur mashtrime të ndryshme ose duke përfituar nga pëvëmendshmëria e shitësve, merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, më pas largohej me motor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ja ngjarjet për të cilat dyshohet se është autori:
1. Më datë 18.08.2016, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A. M., ku ka marrë 6.000 lekë dhe disa artikuj.
2. Më datë 22.08.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur dyqanin e shtetases Sh. Z., ku ka vjedhur disa artikuj.
3. Më datë 12.10.2016, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit G. Ç., ka marrë disa artikuj.
4. Më datë 09.09.2016, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. Gj., me anë të mashtrimit, i ka marrë 10.000 lekë.
5. Më datë 30.10.2015, në Babrru-Shpat, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. L., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
6. Më datë 07.05.2016, në Bathore 2, ka vjedhur dyqanin e shtetasit U. U., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
7. Më datë 26.07.2015, në Frutikulturë, ka vjedhur dyqanin e shtetases E. M., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes”.
ma.me