Ashtu siç edhe është bërë praktikë një ditë para seancën plenare, ku pritet të votohen ligjet e fundit, pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Mësohet se takimi po mbahet në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkohë, pjesë e diskutimit të dy aleatëve mendohet se janë edhe çështje të tjera. Prej ditësh ka pasur deklarata dhe kundërpërgjigje për atë ç’ka kryeministri Rama e quajti ‘rimartesë PD-LSI’, ndërsa ai shtoi se çështja e pozicionimit i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ditën e nesërme pritet që të diskutohen në Kuvend dy ligjet e paketës për reformën në drejtësi, për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Duke qenë se këto janë dy ligje të rëndësishme që përcaktojnë funksionin e këtyre organeve, kalimi i tyre bëhet me 84 vota. Ndaj, deputeti Gramoz Ruçi, në emër të grupit të PS, u kërkoi publikisht deputetëve të mos mungojnë në seancën plenare.
ma.me