Pasi u raportua dy javë më parë për një krizë serioze në çiftin Ledri Vula dhe Adela Sollaku, reperi la të hapur mundësinë për ribashkim. Në një intervistë televizive, Ledri tha se Adela ishte një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij dhe pohoi se ishte ende i dashuruar me bukuroshen nga Tirana.
Por duket se historia e bukur e dashurisë mes çiftit po vijon, pasi Prive.al ka fotografuar një ditë më parë Ledrin dhe Adelën në lagjen Marigona në Prishtinë, vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa debatonin në një kënd privat të një kafeneje. Në foto shihet qartë se vajza përkrah Ledrit është Adela, e cila duket se ka udhëtuar nga Tirana në Prishtinë për të kaluar kohë me personin e zemrës.
ma.me