Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se ekipi i tij bëri shumë gabime në përballje me Manchester Cityn në “Champions”.
“Qytetarët” mposhtën Barçën 3 me 1 dhe Luis Enrique thotë se tani klubi ka synim të fitojë ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve.
“Luajtëm shumë mirë në 40 minuta, por më pas erdhi barazimi. Bëmë shumë gabime pas barazimit, në fakt City nxiti më shumë gabime nga ekipi ynë se sa që bëjmë zakonisht.
Tani grupi është i hapur dhe kemi synim që të fitomë dy ndeshjet e mbetura”, ka thënë Luis Enrique pas takimit, transmeton koha.net. Barcelona prin me 9 pikë në tabelën e Grupit C, dy më shumë se City. (b.an)