Sekuestrohen 10.6 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në afërsi të fshatit Eleusa, në Janinë.
Policia ra në gjurmët e drogës, pasi një automjet nuk i ndaloi patrullës shkruan Shqiptarja. Gjatë ndjekjes nga policia, drejtuesi i mjetit hodhi një çantë brenda së cilës kishte 10 pako me 10 kg 600 gram marijuanë.
Nga hetimet rezulton se mjeti është në pronësi të një shtetasi rumun, 36-vjeç, i cili është shpallur në kërkim.