Biznesmeni mirditor Pjetër Nikolla është vlerësuar nga presidenti i SHBA Barack Obama, për kontributin e tij në ndihmë të familjeve të varfra dhe njerëzve në nevojë. Ceremonia simbolike e dorëzimit të çmimit për biznesmenin është bërë në qytetin e Rrëshenit. Certifikata e mirënjohjes e akorduar nga presidenti Obama, biznesmenit mirditor iu dorëzua nga zëvendës ministri i mbrojtjes Petro Koçi.
Në ceremoni ishte edhe kryetari i akademisë botërore të paqes me qendër në SHBA, Madhu Krishan. Biznesmeni mirditor u vlerësua me certifikatë mirënjohje edhe nga korporata e shërbimeve kombëtare Amerikane. Misioni diplomatik i paqes dhe prosperitetit është i regjistruar në OKB, SHBA, NATO dhe është trashëguar nga ish-ambasadori Amerikan Ricard Hollbruk. Në këtë takim u vlerësua lart roli i Mirditës, veprimtaria e Bardhok Bibës dhe pajtuesit të gjaqeve ne Kosove Anton Cetës. Për punën dhe humanizmin e tij në ndihmë të komunitetit dhe njerëzve në nevojë zoti Pjetër Nikolla ka dhënë një kontribut të shquar.
ma.me