Në një kohë kur nuk na ndan shumë kohë nga votimi i ligjeve të fundit, pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin. Mësohet se takimi u mbajt në Kryeministri.
Ditën e enjte pritet që të diskutohen në Kuvend dy ligjet e paketës për reformën në drejtësi, për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Duke qenë se këto janë dy ligje të rëndësishme që përcaktojnë funksionin e këtyre organeve, kalimi i tyre bëhet me 84 vota. Ndaj, deputeti Gramoz Ruçi, në emër të grupit të PS, u kërkoi dje deputetëve të mos mungojnë në seancën plenare.ma.me