Një investim i fundit nga “Euobserver” , zbulon se shqiptarët, janë komuniteti i tretë më i madh i huaj në burgjet e vendeve të Bashkimit Europian. Më tej, raporti thekson se Rumania është vendi europian me numrin më të lartë të të burgosurve në burgjet e BE-së. Një ekip ndërkombëtar i gazetarëve ka mbledhur të dhëna nga 25 vende për të zbuluar këto statistika për çdo vend të BE-së me përjashtim të Kroacisë, Maltës dhe Qipros. Në shumicën e rasteve rumunët janë të dënuar për krime të vogla, të tilla si vjedhje dyqani.
“Në Gjermani, pothuajse 60 për qind e rumunëve janë në burg për shkak të vjedhjes dhe kjo është shumë e pazakontë. Shumica e njerëzve janë në burg për shkak të veprave të dhunshme dhe grabitjeve”, thotë Christian Walburg, doktor në Shkencat Penale në Universitetin Westphalian Wilhelm, Munster.
ma.me