Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka zbuluar se brenda dy muajve të ardhshëm do t’i nisin negociatat me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës.
Lionel Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e viti 2018.
Gjatë muajve të fundit është përfolur se argjentinasi kërkohet nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Kurse, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se brenda dy muajve të ardhshëm do t’i nisin negociatat me Messin për vazhdimin e kontratës
“Tani për tani Leo Messi ka një kontratë deri në fund të Kupës së Botës dhe ne jemi shumë të lumtur me të.
Ai është lojtari më i mirë në botë, deri tani”, ka deklaruar Bartomeu për Telegraph, citohet Express. (b.an)