Një burrë rreth moshës 50-vjeç është përplasur nga një makinë tek kryqëzimi në afërsi të kryeministrisë. Burri ka qenë duke udhëtuar me motor në momentin që është goditur nga makina. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila e ka dërguar 50-vjeçarin në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.
ma.me