Një 22 vjeçar në Memaliaj është arrestuar pasi aksidentalisht u vetëplagos me një armë gjahu në këmbë. Shkak i arrestimit është bërë arma, të cilën i riu Oldian Kalemi e dispononte pa leje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokikë, Memaliaj ndërsa policia në cilësinë e provës material ka sekuestruar armën e gjahut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
MA.ME