Policia e Shtetit ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili kapet duke drejtuar në gjendje të dehur. Pasi i nënshtrohet një testi, rezulton që vlera e alkoolit në gjak është 0.53 mlg/litër. Fill pas kësaj ai shoqërohet në komisariatin nr.1, pa bërë asnjë rezistencë.
DIALOGU:
Polici rrugor: Përshëndetje, unë jam nga Policia Rrugore.
Polici: Ju lutem do t’i fryni 4-5 sekonda për një test alkooli.
Qytetari: Patjetër
Polici: Fryjini
Qytetari i nënshtrohet testit të alkoolit.
Polici: Gjendja e alkoolit është 0.53 mlg/litër.
Polici: Kështu që ju kini shumë përqindje të lartë alkooli dhe në këto momente do përballeni me ligjin.
Polici: Do vinë kolegët e tjerë që të kryejnë procedurat për më tej.
Polici: Dërgo një patrullë të shërbimit për ta shoqëruar tek Komisariati nr.1
Drejtuesi i mjetit shoqërohet pa kundërshtuar nga patrulla e policisë.