Pas reagimit me një postim në faqen e Facebook për videon ku tifozët e Partizanit sulmojnë autobuzin me tifozë korçarë para ndeshjes, klubi i Skënderbeut ka dalë edhe me një reagim të ashpër zyrtar ku dënon çdo ngjarje të turpshme të ndodhur ditën e djeshme, duke ia faturuar klubit organizator të ndeshjes, Partizanit, dështimin në marrjen e masave të duhura
“Kush është viktima e tjetër kush hiqet…!
Klub Futboll Skënderbeu reagon në lidhje me ndeshjen e zhvilluar ditën e dielë në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit midis Partizanit të Tiranës dhe Skënderbeut të Korçës.
Ne si klub dënojmë rëndë të gjitha ngjarjet e ndodhura para dhe gjatë takimit të cilat vijnë si pasojë e dështimit të organizimit të ndeshjes. Një dështim i turpshëm i cili la pasoja morale, materiale por edhe administrative.
Pasojat morale, duke përfshirë drejtues, lojtarë dhe tifozët e Skënderbeut, ata që ishin prezent por edhe ata që e kanë ndjekur takimin nga TV. Sharje dhe ofendime, jo në tribunën e ultrasve, por edhe në atë VIP të stadiumit.
Pasoja materiale në “mikëpritjen” e tifozeve Korçar në Elbasan. Gurë dhe sende të tjera të forta drejt autobuzëve të tifozëve Korcar duke thyer xhamat e autobuzëve tanë.Tifozeria nga Tirana është shoqëruar me eskortë policie nga kryeqyteti dhe sigurisht që kjo gjë nuk ndodhi me tifozerinë tonë që gjë vërtetohet shumë lehtë nga pamjet filmike. Acarimi i tifozerisë korçare në stadium ka një arsye shumë të fortë, goditja e tyre dhe e autobuzave në momentin që ato i afrohen stadiumit.
Pasoja administrative për faktin që, ekipi organizator bëri të pamundurën për ta fituar takimin me çdo mënyrë duke shtuar presionin tek gjyqtarët por pa e arritur dot qëllimit, pasi ndeshejt fitohen në fushën e lojës, e jo në tribunat VIP të stadiumit. Nuk janë drejtuesit ata që luajnë, as tifozët, por futbollistët në fushën e blertë. Një presion shumë i madh për gjyqtarët e ndeshjes të cilët nuk arritën të nxirrnin kartonin e dytë të kuq për lojtarin e ekipit kundërshtar.
Ndërhyrje brutale të cilat duheshin ndëshkuar, por e kuptojmë që për shkat të presioni të madh që u krijua nuk arriti ta ndëshkonte. Gjithë ky presion ndikoi në ecurin e ndeshjes pas minutës se 65’ të takimit.
Gjatë gjithë gjithë kohës ishte përshtjelluar një situatë e cila degjeneroi në sharje ofendime dhe në dhunë drejt tifozëve, të tilla skena në stadiumin e Korçës nuk mund të imagjinohen e jo më të ndodhin dhe një dëshmi e gjallë është sfida e fundit e sezonit të kaluar në Korçë midis Skënderbeut dhe Partizanit, ku ekipi mik fitoi përballjen direkte me rezultatin 0-1. Çfarë incidenti ndodhi? ASGJE!
Edhe një herë, bëjmë thirrje që të merren masa drastike dhe të ndërgjegjësohen klubet për të marra masat e duhura që duhen për organizimin e një ndeshje normale. Futbolli luhet në fushën e blertë dhe le ta fitojë ai që e meriton.”/panorama/a.k