Sipas një parashikimi të ri nga kompania e komunikacionit Zenith, vitin e ardhshëm tre të katërtat e trafikut global të internetit do të vijnë nga pajisjet mobile.
Edhe pse përdorimi i internetit është duke u orientuar me të madhe në pajisje mobile, 75 për qind është pjesëmarrje e madhe duke pasur parasysh numrin e lartë të laptopëve dhe desktopëve që përdoren.
Sipas Zenith, përdorimi i internetit nga pajisjet mobile është rritur shumë në vitet e fundit.
Në 2012, telefonat dhe tabletët kanë përfaqësuar 40 për qind të qasjes globale në internet.
Këtë vit, ky numër është rritur në 68 për qind ndërsa sipas parashikimeve të Zenith deri në 2018, 79 për qind e përdorimit të internetit do të ndodhë në pajisjet mobile.
Në Spanjë, shtetin me përdorimin më të lartë të internetit nga telefonat, pjesëmarrja e mobilëve në konsumin e internetit tashmë është në 85 për qind.
Me rritjen e përqendrimit të internetit nga telefonat dhe pajisjet tjera mobile, do të rriten edhe reklamat mobile. Sipas Zenith, 60 për qind e marketingut global në 2018 do të vijë nga telefonat.
Telegrafi/d.i.